Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen në muajin nëntor si koha më e duhur.
Por, ai për Gazeta Blic thotë se kjo varet nga data që do ta caktojë presidentja në koordinim me partitë politike.
“Nga tetori e tutje mund të ketë zgjedhje sepse edhe jemi në përfundim të mandatit por jo me dhënien dorëheqje të kryeministrit. Unë besoj se partitë politike duhet të mblidhen dhe ta caktojnë datën dhe unë besoj që nuk duhet të shkojmë më shumë se në nëntor që të futemi në dimër sepse edhe ashtu i kemi edhe 2-3 muaj në total deri në shkurt, kështu që zgjedhjet mendoj se duhet të mbahen në nëntor dhe mos të pritet janari e shkurti si muaj shumë të ftohtë. Nuk mund të them asgjë sepse nuk e di se si do të rrjedhin takimet e palëve pozitë dhe opozitë por besoj se në nëntor duhet të mbahen zgjedhjet por pa rënien e kryeministrit të shpërbëhet Kuvendi”, thotë ai.
Bajqinovci shprehet i bindur se do t’i fitojnë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme, derisa thotë se Kurti do të ketë fitore më të madhe se ajo e vitit 2021.
“E them me plotë përgjegjësi që deri më tash çdo sondazh ka treguar që VV i ka rreth 47, 48 e 49 të elektoratit brenda Kosovës. Ndërsa vet puna e kryeministrit ka treguar që kryeministri Kurti edhe pas 4 vitesh gëzon reputacion dhe ka përkrahjen popullore me mbi 50 për qind, po e thonë sondazhet vendore dhe ndërkombëtare dhe besoj që kryeministri Kurti do të jetë me një fitore edhe më të madhe se që e ka pasur në vitin 2021”, deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/