Euro2024

Rikthehet Carvajal, Spanja gati për finalen e madhe ndaj Anglisë

07/11/2024 13:51
nga:Mergim Rreci

Alvaro Morata zbriti në fushë me shokët për stërvitjen e Spanjës mëngjesin e së enjtes në Donaueschingen. Në vend grumbullimin e kombëtares La Roja.

Me Spanjën që zbriti për herë të parë në fushë pas ndeshjes me Francën, sulmuesi duket se ka kaluar problemin e goditjes që mori pas sfidës gjysmëfinale.

Kur kapiteni i skuadrës së Luis De la Fuentes u godit nga një personel i sigurisë që po ndiqte një tifoz spanjoll. I cili kishte hyrë në fushë duke festuar fitoren përballë Francës.

Përveç Pedrit, jashtë Europianit për dëmtimin që pësoi pas ndërhyrjes nga Kroos në sfidën me Gjermaninë, në stërvitjen e mëngjesit nuk mori pjesë as Jesus Navas.

Për shkak të një bezdisjeje muskulore. Për finalen me Anglinë (14 korrik) rikthehet Dani Carvajal, titullari në rolin e mbrojtësit të djathtë. Me lojtarin e Realit që ishte i pezulluar në gjysmëfinale.