Euro2024

FC Malisheva debuton sot në garat evropiane, përballet me Buducnostin nga Mali i Zi

07/11/2024 10:29
nga:Mergim Rreci

FC Malisheva debuton sot në garat evropiane.

Skuadra që përfundoi e katërta sezonin e kaluar në Superligë, në rrethin e parë të Ligës së Konferencës do të luaj me malazezët e Buducnost, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky takim do të luhet me fillim nga ora 17:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Buducnosti është klubi më i njohur në Mal të Zi, por futbolli në këtë vend nuk bie në sy në asnjë nivel. Pra, shanset që Malisheva të debutojë me sukses në Evropë nuk janë të vogla.

/GazetaBlic Sport/