Ollie Watkins, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 90-të që vendosi gjysmëfinalen Holandë-Angli, u shpall lojtari i ndeshjes në fund të takimit.
Watkins realizoi gol në sekondat e fundit për ta dërguar Anglinë në finale, pasi “Tre Luanët” fituan 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është e pabesueshme, e kam pritur këtë moment prej javësh, jam shumë i lumtur që e kam pasur këtë mundësi, betohem për jetën e fëmijëve të mi, u afrova te Palmeri dhe kur u futëm, i thashë: ‘Ne jemi, do të vij tani dhe kam nevojë që të më asistoni për golin’.
“Ka një faktor rikthimi, kjo dëshirë për të mos u dorëzuar kurrë. Tani jemi gati për Spanjën”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport