Euro2024

Koeman para takimit me Anglinë: Duam të sulmojmë nga fillimi

07/10/2024 20:33
nga:Lorik J

Trajneri i Holandës, Koeman ka folur pak para ndeshjes me Anglinë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Ai theksoi se qëllimi i kombëtares holandeze do jetë të sulmojë dhe të arrijë finalen e madhe, pavarësisht se Anglia ka lojtarë fantastikë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Anglia ka lojtarë fantastikë, nuk mund ta imagjinoj se ata hyjnë në këtë lojë vetëm duke spekuluar. Qëllimi ynë është të sulmojmë dhe të fitojmë”, tha Koeman për NOS.

Anglia dhe Holanda takohen nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport