Ish-diplomati, Blerim Canaj duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet, tha se nuk mund të ketë ndonjë ndryshim drastik në raport me Kosovën.
Canaj në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, theksoi se Franca sipas të gjitha gjasave do të ketë problem të krijojë Qeverinë.
Sipas saj, deri në atë moment, pozicionin kyç për BE-në do ta mbajë Gjermania.
“Shtetet e mëdha dhe me ndikimin kanë strategji afatgjate të politikës së jashtme. Bazuar në këtë, nuk besoj që në një afat të shkurtër do të ndryshojë diskursi dhe kursi i Francës. Por, problemi është Franca si duke do të ketë problem të krijojë Qeverinë, deri në atëherë, pozicioni kyq për BE-në do e mbajë Gjermania si e vetme, me ndonjë interferencë të Macronit sa për kontinuitet”, tha Canaj.
“Por, problemet me formimin e Qeverisë, sipas gjasave mund të zgjasin deri pas olimpiadës që do të mbahet në Francë”, tha Canaj.