Lajme

“Avdullah Hoti dëshiron me vendos theksin ku e dëmton kundërshtarin por nuk do të thotë se është ashtu siç e ka thënë”

07/10/2024 17:35
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një vizite që ka zhvilluar sot në Klinikën e Urologjisë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen në lidhje me raportet e tij me amerikanët.

Pas kësaj deklarate të kyeministrit, Kurti, ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti tha se “çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës”.

Në lidhje me deklaratën e Hotit ka folur për “Gazeta Blic” profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu tha se Hoti është opozitar dhe natyrshëm që dëshiron me vendos theksin ku e dëmton kundërshtarin e vet politik por kjo nuk do të thotë se është plotësisht ashtu siç e ka thënë ai.

“Ai është opozitar dhe ish-kryeministër dhe natyrshëm që ai kritikon kryeministrin aktual. Se i shërben apo jo interesave të Kosovës, Albin Kurti, kjo është çështje pikpamjesh të ndryshme dhe nuk është vetëm këtu qëllimi, janë edhe gabimet ose lëvizjet politike të qëlluara ose jo të qëlluara. Për shembull marrja nën kontroll e veriut të Kosovës është interes strategjik kombëtar i Kosovës ndërsa prishja e raporteve me amerikanët nuk është interes kombëtar i Kosovës. Po tani mbetet çështje e vlerësimit se sa janë prish këto raporte” tha Spahiu për “Gazeta Blic”.

Ai tutje u shpresh se ‘prishja me amerikanët nuk i shërben interesave strategjike të Koosvës’ por asgjë nuk ia kishte vlejt nëse e kishim veriun nën kontrollin e Serbisë.

“Prishja me amerikanët nuk i shërben interesave strategjike por nëse flasin në kontekst, në kontekst asgjë nuk na kishte vlejt ‘mos me prish punt me amerikanët’ dhe me pas veriun nën kontrollin e Serbisë atëherë e humb kuptimin edhe Aleanca me amerikanët. Në anën tjetër marrja e veriut nën kontroll është një interes kombëtar. Avdullah Hoti si opozitar ai dëshiron që me vu theksin ku e dëmton kundërshtarin e vet politik por kjo nuk do të thotë se është plotësisht ashtu siç e ka thënë” deklaroi Spahiu në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Nexhmedin Spahiu, Profesor!

Kryeministri Kurti i’u tha sot gazetarëve se mund të përgjigjet në mbledhjen e Qeverisë në pyetjet që i drejtuan.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë dhe kam përshtypjen që kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë. Pas këtu do të shkoj në Malishevë dhe atje do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypje që nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera” deklaroi Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kurti s’pranon të flasë për raportet me amerikanët dhe presidenten Osmani: Kjo s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë

Hoti: Kurti nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës