Dy ditë pasi shpalli fundin e karrierës së tij si lojtar, në moshën 33-vjeçare, Thiago Alcântara ishte në Cidade Desportiva të Barcelonës mëngjesin e kësaj të mërkure, në ditën e parë të punës së skuadrës nën komandën e Hansi Flick.
Sipas Marca , ish-mesfushori, i cili mbaroi stërvitjen në Barcelonë dhe përfaqësoi ekipin për katër sezone, mund t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga trajneri gjerman, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të mirë që nga ditët e tij në Bayern, transmeton GazetaBlic Sport.
Mundësia që ish-lojtari të mos jetë pjesë e stafit por t’i bashkohet herë pas here është gjithashtu një skenar i besueshëm, sipas publikimit.
I will always be willing to give back what I have been given and I am grateful for the time I have enjoyed it.
Thank you, football. And to all who accompanied me and made me a better player and person along the way.
See you soon,
Thiago. pic.twitter.com/wtMxmF6z9L— Thiago Alcantara (@Thiago6) July 8, 2024
/GazetaBlic Sport/