Sofrave kosovare pritet t’u shtrohen prodhimet e miellit.
Kjo pasi gruri pagoi goxha mirë këtë vit.
E adresa e shumicës së fermerëve të vendit, për shitjen e këtij prodhimi bujqësor, është MSillosi, i njohur ndryshe edhe si kryehambari i Kosovës.
Në M&Sillosi thonë që këtë vit u tejkaluan krejt parashikimet përsa i përket grumbullimit të grurit.
Gjigandi i Xërxës pret që mbi 20 mijë fermerë t’ia besojnë të korrat e veta.
Fermerët thanë se janë të kënaqur me cilësinë, por edhe rendimentin e lartë të grurit këtë vit.
Sipas tyre, M&Sillosi është zgjidhja më e mirë për shitjen, por edhe ruajtjen e produktit të tyre.
Në M&Sillos thanë se ofrojnë kushte të mira për të blerë grurë dhe se janë të hapur për gjithë fermerët.