Lajme

E rëndë në Shijak: Gjendet i vdekur në një godinë të braktisur 45-vjeçari

07/09/2024 18:36
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak.

45-vjeçari Klodian Hushi është gjendur i vdekur brenda një godine të braktisur.

Sipas njoftimit të policisë trupi i tij është gjetur rreth orës 16:05 të së martës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 45 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.