“Kuvendi ka dështuar gjatë kësaj legjislature dhe ka vazhduar të dështoj edhe gjatë këtij sesioni, pa kryer transparencë”
Kështu tha për “Gazeta Blic”, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Jakaj tha se puna e kësaj legjislature është karakterizu nga puna e dobët për arsye të mungesës së thellë të transparencës parlamentare.
“Puna e kësaj legjislature është karakterizu nga puna e dobët për arsye të mungesës së thellë të transparencës parlamentare ashtu siç kërkohet nga Kushtetuta e Kosovës dhe nga rregullorja e punës së Kuvendit. Kuvendi ka miratuar rregullore ku kërkohet publikimi i votimit elektronik, publikimi i votimit me dorë dhe çështjet e tjera që lidhen me transparencën pra publikimin e mbledhjeve online të Komisioneve parlamentare. Në këtë drejtim Kuvendi ka dështuar gjatë kësaj legjislature dhe ka vazhduar të dështoj edhe gjatë këtij sesioni pa kryer një rol të tillë të transparencës”
Ai tutje potencoi se ka munguar planifikimi i duhur i punës së Kuvendit.
Jakaj foli edhe sa i përket renovimit të sallës së Kuvendit gjatë kësaj kohe.
Ai tha se do të duhej të fillonin punimet gjatë kohës kur Kuvendi është në pushim e jo në kohën kur puna e Kuvendit intensifikohet.
“Në anën tjetër ka munguar planifikimi i duhur i punës së Kuvendit, sipas Rregullores kërkohet që të bëhet miratimi i një plani të punës ku edhe Komisionet edhe seancat plenare e miraton këtë plan, ka punë ad-hog dhe kësaj pune ja shesh edhe sherrin me çështjen e renovimit të sallës ku po bëhet tashmë digjitalizimi i saj. Pra në vend të shkohet që të shkohet në renovimin e sallës për çështje që lidhen me teknikën gjatë kohës kur Kuvendi është në pushim në muajin gusht,Kuvendi, siç e dini ka shkuar në renovim të sallës në muajt kur puna e Kuvendit intensifikohet edhe në komisione edhe në seancë plenare. Rrjedhimisht tani s’po kemi edhe seanca dhe të njëjtat kur po mbahen ato janë me probleme të mëdha teknike sepse seancat po mbahen në një sallë të improvizuar. Pra Kuvendi ka dështuar t’a luaj rolin e vet kushtetues sipas ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe sipas Rregullores së Kuvendit. Kjo e ka karakterizuar edhe më herët Kuvendin në vitin 2021, 2022, 2023 po e percjell edhe kete session” tha Jakaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
Naim Jakaj, IKD
Kuvendi i Kosovës tashmë është në përfunim të punës për sesionin pranveror.
/Gazeta Blic/