Euro2024

Verbruggen: “Ne duam të fitojmë dhe të arrijmë në finale”

07/09/2024 17:35
nga:Lorik J

Portieri holandez, Bart Verbruggen, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s, duke komentuar fushatën evropiane të kombëtares dhe duke analizuar gjysmëfinalen kundër Anglisë.

Ndeshja gjysmëfinale ndaj Anglisë luhet nesër në mbrëmje në orën 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.

” Disa nga shokët e mi të skuadrës, si Nathan [Aké], Virgil dhe Cody [Gakpo], luajnë në Angli, por nuk jam i sigurt se ky është një avantazh për ta, sepse ata e njohin mirë ekipin tonë. Është një situatë e ndërsjellë, dua vetëm të fitojmë dhe të shkojmë në finale”, tha fillimisht ai.

“Ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë në 90 minutat e kohës së rregullt, por nëse shkon në penallti do të jemi gati”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport