Euro2024

Vinícius kërkon falje pasi Brazili u eliminua nga Kupa e Amerikës: “Këtë herë është faji im”

07/09/2024 15:50
nga:Mergim Rreci

Pasi përfundoi pjesëmarrja e Brazilit në Copa America, Vincius Junior kërkoi falje në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Real Madridit mbeti jashtë ndeshjes, i eliminuar për shkak të grumbullimit të kartonëve të verdhë, pasi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, kundër Kolumbisë, mori kartonin e dytë të verdhë për sulmin ndaj James Rodriguez, transmeton GazetaBlic Sport.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka kërkuar falje që është lënë jashtë loje për shkak të kartonëve “të shmangshëm”. “Fundi i Copa América dhe koha për të reflektuar, di si të përballesh me humbjen. Ndjenja e zhgënjimit është përsëri. Përsëri në penallti. Kam marrë dy kartonë të verdhë të shmangshëm. E pashë sërish eliminimin nga jashtë. Por këtë herë, ishte faji im. Kërkoj falje për këtë. Unë di të dëgjoj kritikat dhe ato më të ashprat, më besoni, vijnë nga brenda. Rrugëtimi im me kombëtaren, për fat, sapo ka filluar. Krahas shokëve të skuadrës do të kem shansin ta kthej Kombëtaren tonë në vendin që meriton. Ne do të kthehemi në krye! Unë të dua dhe le të shkojmë së bashku!»

/GazetaBlic Sport/