Lajme

Bajqinovci i përgjigjet Pal Lekajt, pasi tha se nuk i duhet Kuvendit si deputet

07/09/2024 15:07
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci nuk i duhet Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë, Bajqinovci i është përgjigjur Lekajt.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, tha se një keqpërdorues si ai i dënuar nga gjykata nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit.

“Një keqpërdorues i cili është i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë nuk i duhet Kuvendit të Kosovës dhe mendoj që është vendi i vetëm në botë ku një deputet është i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare është pjesë e kuvendit të Kosovës dhe është mirë kur një person i dënuar flet për mua se nuk duhet të jem sepse unë jam një person shumë aktiv në kuvend dhe jashtë kuvendit dhe normalisht që nuk kanë qejf që t’ua them publikisht gjërat që janë. Andaj edhe ai është marrë me mua”, deklaron ai./Gazeta Blic/

Lekaj: Në AAK e kisha dashtë Hashim Thaçin, Mefail Bajqinovci nuk i duhet Kuvendit