Euro2024

Alvaro Morata është dëshira e madhe e Milanit, zbulohen detajet e kontratës së oferuar

07/09/2024 12:08
nga:Mergim Rreci

Alvaro Morata është objektivi kryesor i Milanit për sulmin dhe sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë i kanë ofruar kapitenit të Spanjës një kontratë 4 milionë euro në vit.

Milani është jashtë garës për të nënshkruar me Joshua Zirkzee , dhe Morata është bërë objektivi i tyre kryesor për të forcuar sulmin, transmeton GazetaBlic Sport.

Zlatan Ibrahimovic tha gjatë një konference për shtyp të hënën se Milani e kishte identifikuar ‘Mister X’ si prioritetin e tyre përpara dhe Gazzetta konfirmon se objektivi jo aq misterioz i Milanit është Morata.

Sipas gazetës rozë, Milani i ka ofruar spanjollit një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.

Morata ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Atletico Madridin, por marrëveshja përfshin një klauzolë prej 13 milionë eurosh, të cilën Milani është i gatshëm ta ofrojë.

/GazetaBlic Sport/