Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ai që sipas tij “dëshiron luftë, sepse ëndërron të veshë një uniformë dhe të aktrojë “Zelenskyn e vogël” në Ballkan, por që të do të mbetet ëndërr e parealizuar”.
Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për GazetaBlic, deputeti i PDK-së Hisen Berisha, ka theksuar se çështja për sulme nga shteti i Serbisë nga Qeveria aktuale në krye me kryeministrin Kurti është për tërheqje të vëmendjes nga dështimet e shtetit siç është sektori i ekonomisë dhe sipas tij kjo deklaratë ka ardhur me vëretje ndaj Kurtit.
“Deklarata e presidentit serb Vuçiq për Kurtin se do të veshë një uniformë dhe të aktrojë “Zelenskyn e vogël”, ka ardhur sipas vërejtjes nga ambasadori gjerman Rohde mbi jo seriozitetin dhe obstruktivitetin në të cilën po sillet Kurti dhe stafi i tij në raport me obligimet e ndërkombëtarëve, në këtë frymë janë edhe qëndrimet të favorshme për Kosovën”, shprehet ai.
Fokusi i çështjes për sulme të ardhshme nga shteti i Serbisë, sipas deputetit të PDK-së është një mundësi për të pasur ndikim në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve këta krerë e mbajnë fokusin në tema që janë të ndjeshme dhe përtej mundësive të kapaciteteve tona për përballje me to siç janë çështja e veriut, mundësia e një sulmi nga Serbia dhe të gjitha deterniminohen me partnerët ndërkombëtarë qoftë si ndërmjetësues në proces të dialogut, qoftë si garantues të sigurisë në vend apo edhe vet të ekzistencës së Kosovës siç janë shtetet e Bashkuara të Amerikës”, potencoi Berisha për GazetaBlic.
Deklaratat e krerëve shtetërorë për sulme nga shteti i Serbisë ndaj Kosovës sipas Berishës janë joreale, për shkak të administrimit shteti i Kosovës nga NATO dhe KFOR-i.
“Ambicien reale të Serbisë që e ka në raport me Kosovën dhe megjithatë tregon se në një konstrilacion të përshtatshëm do ta rrezikonte edhe intergritetin edhe sovranitetin politik të Kosovës. Duke e pasur parasysh faktin se Kosova është një territor në administrim ndërkombëtar dhe ka NATO-n në trajtën e KOFR-it me mandat të Këshillit të Sigurimit të Shteteve të Bashkuara, në çfarëdo lloj mundësie sulmi ndaj Kosovës është joreal, kurse sa i përket deklarimit të kryetarit të kuvendit Konjufca për mundësinë e një sulmi nga Serbia unë besoj që krejt është joreale dhe këto tendenca për të ngritur çështjen e luftës dhe frikën nga lufta për të tërhequr vëmëndjen nga dështimi ekonomik, social, infrastrukturor dhe të gjitha zhvillimet e vendit”, përfundoi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
/GazetaBlic/


