Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës Eric Nussbaumer në një konferencë për media bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës.
“Diskutimet tona kanë përfshirë edhe marrëdhëniet bilaterale, ndërmjet Zvcirës dhe Kosovës, Zvicra është mbështetëse e vazhdueshme Kosovës dhe është ndër vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, Zvicra është krenare me komunitetin të integruar mirë në shoqërinë tonë trë kosovarëve që kanë ardhur në zvicër,” ka thënë Nussbaumer.
Nussbaumer i bëri thirrje qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa për parandalimin e tensioneve
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që ti marrin hapat që të adresojnë tensionet dhe të parandalojnë eskalimet, për zvicrën paqja e qëndrueshme në rajon dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë të rëndësishme,” tha Nussbaumer.