Sporti

Llapi mbyll përgatitjet, nesër niset drejt Krakowës

07/08/2024 19:45
nga:Lorik J

Ekipi i Llapit ka mbyllur përgatitjet para ndeshjes së Europa League me Wisla Krakowan.

KF Llapi do të ballafaqohet të enjten me Wislan me fillim nga ora 20:30, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi i Batatinës njofton se është gati, teksa nesër nisen në Krakowë.

Ja njoftimi:

“Bardhekaltrit kanë mbyllur përgatitjet e fundit para nisjes për Krakowë 💪

Ekipi ynë, KF Llapi ka përfunduar përgatitjet e fundit para udhëtimit për në Krakowë me shpresën për të bërë histori në UEFA Europa League. Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, duke përfshirë çdo detaj të nevojshëm për të qenë në formë optimale për sfidën e së enjtes.

Nesër, ekipi niset nga Tirana drejt Krakowës për t’u adaptuar me ambientin në Krakowë, dy ditë para ndeshjes së vlefshme ndaj Wisla Krakow.

Me një skuadër të motivuar dhe të përgatitur mirë fizikisht dhe taktikisht, shpresojmë të paraqitemi ashtu siq na ka hije, duke sjellë një përfaqësim dinjitoz për futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ekipi është gati për të kaluar sfidat e rrugëtimit të nisur dhe për të shkruar një kapitull të ri në historinë sportive”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport