Lajme

Shala i PDK-së: Kurtin e ka kapë paniku për zgjedhjet, po bën fushatë për t’i mbuluar dështimet

07/08/2024 18:32
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se kryeministrin Kurti e ka kapur panika për zgjedhjet e ardhshme.

Shala në një përgjigje për GazetaBlic, thekson se ai ka filluar të bëjë fushatë zgjedhore, ende pa u shpallur zgjedhjet.

Madje, siç thotë Shala, krejt kjo po bëhet për t’i mbuluar dështimet pothuajse në të gjitha sferat.

“Në realitet po tregohet panika që ka, para përfundimit të mandatit të tij, apo edhe dështimet e përgjithshme në sferën ekonomike, politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.Kjo teknikë e kryeministrit, që t’i prijë fushatës ende pa u shpallur zgjedhjet, në sferën e shëndetësisë dhe kulturës, vërehet dukshëm se këto ka ngecjet më të mëdha”, tha Shala.

“Kjo thjeshtë është fushatë paniku për të mbuluar dështimet e tij”, tha Shala për GazetaBlic.

 

Zemaj fton Prokurorinë të veprojë: Kjo Qeveri po abuzon me buxhetin e Kosovës e me çmime të barnave

Lekaj: Kurti ka prirje për të promovuar arritjet e vogla si suksese të mëdha, problemet kryesore i lë të pazgjidhura