Lajme

Zemaj fton Prokurorinë të veprojë: Kjo Qeveri po abuzon me buxhetin e Kosovës e me çmime të barnave

07/08/2024 18:15
nga:G C

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njëherësh edhe deputeti nga radhët e LDK-së, ka thënë se kryeministri Kurti është në dijeni edhe të abuzimeve me buxhetin e Kosovës.

Zemaj këtë deklaratë e dha për GazetaBlic, teksa komentoi lavdatat e fundit të kryeministrit për ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Kulturës.

Zemaj përmendi edhe ndarjen e qindra mijra eurove për OJQ-në që e kishte themeluar vetë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Sigurisht që është në dijeni edhe të abuzimeve të mëdha me buxhetin e Kosovës, në njërën anë duke parë, para syve, të gjithë ndarjen e qindra mijra eurove për OJQ-të e lidhura me ministrin e Kultutrës dhe njerëzit e VV’së”, tha ai.

Sipas Zemajt, gjatë kësaj kohe ka pasë edhe abuzim të madhe me çmimet e barnave dhe shton se, Prokuroria duhet të veprojë tashmë.

“Gjithashtu, edhe abuzimi i madh me çmimet e barnave e skandale tjera në Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo tregon se Prokuroria duhet të veprojë, ose janë të ndikuar nga Qeveria përmes këtyre fushtave të Kurtit e të tjerëve”, tha Zemaj për GazetaBlic.

 

Kurti: Në tri vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore