Lajme

Bajrami kërkon që Kurti të ketë “një trohë dinjiteti”, ia përmend dy raste në Ministrinë e Çekut

07/08/2024 16:34
nga:G C

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ashpër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit, duke kërkuar nga ai “një troh dinjiteti” që të deklarohet rreth dy rasteve të fundit skajshmërisht kontraverze në Ministrinë e Kulturës, ku iu dhanë qindra mijëra euro një OJQ-je që e ka themeluar vetë Hajrulla Çeku dhe një OJQ-je tjetër ka lidhje me motrën e deputetit të VV-së, Artan Abrashi.

Postimi i Bajramit:

Sot Albin Kurti paska lavdëru Ministrinë e Kulturës!!!

Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së. Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste?

Çka mendon Kurti Kyreminister sot për këto dy raste?

Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet!