Euro2024

Gjermani Feliks Cvajer, do të gjykojë ndeshjen Holandë – Angli

07/08/2024 14:53
nga:E K

Holandë-Angli, është gjysmëfinalja e dytë e evropianit ‘Gjermani 2024’.

“Tulipanët” dhe “Tre luanët” do të përballen të mërkurën mbrëma në një sfidë që pritet të sjellë duel të zjarrtë.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në duelin Holandë-Angli.

Feliks Cvajeri do të jetë gjyqtari i kësaj sfidë. Gjermani është vlerësuar nga UEFA për mënyrën se si ka gjykuar tri takimet, të cilat i janë besuar në këtë Evropian.