Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kurti është ai që sipas tij “dëshiron luftë, sepse ëndërron të veshë një uniformë dhe të aktrojë “Zelenskyn e vogël” në Ballkan, por që të do të mbetet ëndërr e parealizuar”.
Në lidhje me këtë çështje, drejtori Ekzekutiv i Instituti për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk duhet të bie pre e provokimeve me gjuhë të njëjtë ndaj presidentit serb Vuçiç.
“Presidenti i Republikës Serbisë Aleksandar Vuçiq, dëshiron të krijojë edhe më shumë urrejtje ndaj popullatës shqiptare dhe popullatës serbe tani ta përdorë në situata të caktuara si pretekste për politikat e tij ditore apo javore, dhe për t’i arsyetuar lëvizjen e ushtrisë dhe policisë serbe drejt kufirit me Kosovën, që janë duke bërë sa herë i përshtatet Vuçiqit dhe shtetit të Serbisë. Shtojmë këtu faktin pse jo kinse për intervenime me trupa ushtarake për ta mbrojtur popullatën serbe në Kosovë”, deklaroi Halimi për GazetaBlic.
Sa i përket provokimeve të presidentit serb për luftë në Kosovë ndaj kryeministrit Kurti, Halimi apelon kryeministrin Kurti të mos bie pre e provokimeve të Vuçiqit përshkak të dialogut.
“Vuçiqi e di shumë mirë çfarë pasoja mundet të kenë nga NATO nëse e shkelin marrëveshjen e Kumanovës të vitit 1999 ku minoriteti serb në Kosovë ka masë me shumë të drejta se secili minoritet në të gjithë Ballkanin, për fat të keq Vuçiqi dhe politika fashiste e tij i kanë manipuluar dhe i kanë keqpërdorur vetëm për interesa të partisë dhe politikës së tij. Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të bie pre e këtyre provokimeve të Vuçiqit, ai duhet të zhvillojë dialog konstruktiv dhe jo assesi me të njëjtën gjuhë”, potencoi Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale Jeton Halimi. /GazetaBlic/