Lajme

Arrestohet një i dyshuar në Pejë për gjuajtje me armë zjarri

07/08/2024 12:24
nga:N K

Një 46-vjeçar është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 07.07.2024, është njoftuar se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, ku janë gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar”.

Pas një pune intensive të hetuesve, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, me inicialet H. H. i lindur me 1978.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.