Euro2024

Iniesta për Yamal: “Nuk është një 16-vjeçar normal”

07/08/2024 12:24
nga:E K

E sheh duke luajtur dhe është e vështirë ta besosh se Lamine Yamal nuk është më tepër se 16 vjeç. Adoleshenti i talentuar po konfirmohet edhe te Spanja përveç performancave pozitive te Barcelona.

Një legjendë e katalanasve, Andres Iniesta, e cilëson të pazakontë atë që po bën Yamal në moshë kaq të re.

“Rëndësia që ai kishte te Barcelona dhe ajo që po bën në kombëtare nuk janë brenda parametrave normalë të një 16-vjeçari… Yamal duhet inkurajuar që të vazhdojë kështu.

Ne duhet të përfitojmë nga talenti që zotëron dhe nga ajo që po bën, por sigurisht duke monitoruar me kujdes përparimin dhe rritjen e tij me kalimin e kohës”, u shpreh 40-vjeçari.

Iniesta, një ndër mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit, nuk ka ndërmend të ndalet. Aktualisht po luan në Emiratet e Bashkuara Arabe me Emirates Club.