Lajme

Shkakoi dëme në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

07/08/2024 09:25
nga:G B

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se i njëjti ka shkaktuar dëme në një lokal.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dëme në një lokal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.