Euro2024

Rafet Prekazi për Euro2024: Një prej kampionateve më të mira

07/07/2024 23:15
nga:Lorik J

Trajneri i njohur kosovar, Rafet Prekazi ka potencuar se Kampionati Evropian, EURO2024 ka qenë realisht pozitiv.

Ai thotë se dallimi në kualitet mes kombëtareve po zvogëlohet kualiteti mes kombëtareve dhe ndeshjet po bëhen më interesante, përcjell GazetaBlic Sport.

“Një kampionat realisht pozitiv, njerëzit kanë qejf me pa ndeshje atraktive, teknikë të lartë të lojtarëve – që mungojnë në kohët e tanishme. Kampionati është i mirë – tregon se asnjë ndeshje s’ka pasur një karrike bosh. Futbolli jo që ka ndryshuar diçka, por kualiteti mes ekipeve po zvogëlohet, nuk ka më dallim ekipi prej ekipit”, tha fillimisht Prekazi për emisionin Favorit.

“Më nuk mund ta mposhtësh dikë 7-0. Një kampionat një prej më të mirëve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport