Lajme

Lideri i Frontit të Ri Popullor falënderon popullin francez që iu dhuruan fitoren

07/07/2024 22:58
nga:G C

Lideri i Francës së Papërkulur (LFI), Jean-Luc Mélenchon u tha mbështetësve të tij se është “kaq shumë i lehtësuar” pasi sondazhet e daljes tregojnë një kryesim për aleancën e tij të majtë, Fronti i Ri Popullor.

Shumë kishin pritur që Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) të fitonte shumicën e vendeve në parlament, pas një performance të fortë në raundin e parë të zgjedhjeve javën e kaluar, ka raportuar BBC.

Mélenchon vazhdoi të falënderojë popullin francez për “durimin e tyre këmbëngulës”.