Azdren Shala thotë se qysh nga fillimi i kësaj Qeverie, për PSD-në emërimi i Donika Gërvallës si ministre e Punëve të Jashtme ka qenë gabim.
Shala iu referuar të gjithave “huqjve” që ka bërë që gati 4 vite.
Por, sipas tij, edhe Gërvalla si ministrat e tjerë të Qeverisë janë instrument i Kurtit.
“Për PSD-në, emërimi i Donika Gërvallës ministre e jashtme qysh në fillim ka qenë gabim. Sikurse të gjithë ministrat e tjera, edhe Gërvalla është aty, sepse është instrument i Kurtit”, tha Shala.
Për gabimet që bën Gërvalla, Shala thotë se këto vijnë nga mosdija e saj, por sipas tj, problemi është tek logjika e Kurtit se si ai bën politikë.
“Sa i përket gabimeve që vijnë si pasojë e mosdijes së saj, janë faktorë shtesë që ajo të mos jetë ministre e jashtme. Por, këtu problemi shkon përtej ministrave dhe ai është logjika e Kurtit e bërjes politikë. Prandaj, edhe çdo ministër tjetër nuk do të ishte në nivelin e duhur sepse janë instrumente që veprojnë brenda logjikës së Kurtit”, tha Shala për GazetaBlic.
Edhe njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë se këto gabime të ministres dhe mos-rezultatet në punën e saj duhet të ishin alarm për kryeministrin Kurti.
Ukaj në një prononcim për GazetaBlic theksoi se, Gërvalla do të duhej të largohej nga pozita e ministrës së Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Dështimi në anëtarësim te organizatat ndërkombëtare, mos-njohjet e reja, shto këtu dhe huqjet e mëdha të ministres, duhet të ishin alarm për kryeministrin se Gërvalla duhet të largohet nga kjo pozitë shumë e rëndësishme ministrore”, tha Ukaj për GazetaBlic.
Makolli i AKR-së: Kurti gjatë fushatës zgjedhor premtoi shumë, por nuk po shihet që ka bërë diçka
Risi në dialog? Serwer pas zgjatjes së mandatit të Lajçakut: Më pëlqejnë surprizat