Euro2024

I madhi Lewis Hamilton theu rekordin e Schumacher me fitoren e sotme dhe më pas u përlot nga gëzimi

07/07/2024 18:14
nga:Lorik J

Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone. Ishte fitorja e parë e pilotit të Mercedes që nga dhjetori 2021. Max Verstappen, pilot i Red Bull, përfundoi në vendin e dytë dhe Norris i McLaren doli i treti. Hamilton theu rekordin e Michael Schumacher për më shumë fitore në një pistë të vetme. Ky ishte i nënti për britanikun në shtëpinë e tij Silverstone. Pas fitores, ai qau.

Zhgënjimi më i madh në këtë garë ishte Charles Leclerc.

Kampioni i trefishtë i botës Max Verstappen mbeti në krye në renditjen e përgjithshme. Ai ka 255 pikë. Lando Norris është i dyti me 171, ndërsa Leclerc është i treti me 150. Shtatë herë kampioni i botës Hamilton është në vendin e tetë me 110 pikë. Red Bull kryeson renditjen me 373 pikë, ndërsa Ferrari është i dyti me 302.