Skuadra e Ballkanit të martën luan ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League ndaj Santa Colomas.
Kampionët e Kosovës sonte janë nisur në Andorrë – atje ku edhe do zhvillohet takimi i parë i fazës së parë kualifikuese të Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e klubit të Ballkanit:
“Të dashur tifozë dhe gjithë ju dashamirë të FC Ballkanit,
Ndeshja me Santa Coloman është afruar dhe ne jemi gati për të udhëtuar në Andorrë, atje ku të martën zhvillojmë duelin e parë.
Të motivuar si gjithmonë, shkojmë për ta filluar kampanjën në Ligën e Kampionëve dhe për të kërkuar sukseset e radhës!
Na priftë e mbara”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport