Euro2024

Gazetari italian: Ky është Europiani më i dobët që kam parë, ku janë sulmuesit dhe dribluesit?

07/07/2024 16:32
nga:Lorik J

Janë bërë të ditura tashmë çiftet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në Gjermani. Holanda do të luajë kundër Anglisë, e cila eliminoi Zvicrën me penallti. Kjo ndeshje është caktuar për të mërkurën në orën 21:00. Dyshja e parë gjysmëfinale është Spanja dhe Franca, të cilët do të luajnë të martën në orën 21:00. Në Europian nuk luhet vendi i tretë, por vetëm finalja. 

Megjithatë, shumë janë të zhgënjyer me cilësinë e futbollit në Euro. Një prej tyre është gazetari italian Carlo Garganese. Në X-në e tij, ai shkroi: “Euro 2024 është kampionati më i dobët i të gjitha Eurove dhe Kupave të Botës që kam parë në jetën time.

Të gjitha skuadrat e mëdha përveç Spanjës dhe Gjermanisë ishin të pashikueshme. Ku janë superyjet, sulmuesit dhe dribluesit? Futbolli ka qenë në rënie të madhe në 20 vitet e fundit. Lojtarët (robotët) janë më të përgatitur fizikisht dhe kaq”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport