Euro2024

Ishte magjik me topin, Thiago Alcantara pensionohet nga futbolli

07/07/2024 16:18
nga:Lorik J

Thiago Alcantara do të pensionohet pasi u lirua nga Liverpool dhe u bë lojtar i lirë, sipas mediave.

33-vjeçari ka pasur fat të tmerrshëm me lëndime në vitet e fundit, të cilat kontribuan në vendimin e Liverpool për të mos rinovuar kontratën e tij.

Sipas Fabrizio Romano, Thiago ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist në vend që të kërkojë një klub të ri.

Ish-lojtari i Barçës, Bayernit, Liverpoolit dhe Spanjës ka marrë vendimin e tij.

/GazetaBlic Sport