Euro2024

Juventus kërkon transferimin e Todibos

07/07/2024 12:52
nga:E K

Juventus shënjestron një tjetër futbollist nga klubi i Nice, në Ligue 1. Pasi është shumë pranë transferimit të Kephren Thuram, bardhezinjtë kanë kthyer fokusin edhe nga mbrojtësi Jean Clair Todibo. Në fakt, nuk është rastësi që Juventus po kërkon një mbrojtës, teksa italianët tashmë duken jashtë garës për të firmosur me Calafiorin.

E në këtë formë, kanë gjetur 24-vjeçarin francez si alternativën më të përshtatshme për trajnerin Thiago Motta. Nice nuk pranon asnjë “skonto” për ish-lojtarin e Barcelonës dhe kërkojnë minimalisht 40 milionë euro.

Një operacion që mund të financohet nga shitja e Dean Huijsen, për të cilin ka interes nga Dortmundi dhe Bayern Munich, me Juventus që pret të arkëtojë deri në 30 milionë euro. Mbetet për t’u parë si do të zhvillohet kjo tratativë në ditët e ardhshme teksa vetë Todibo është i hapur për një eksperiencë në Serie A.