Lajme

Obiliq: Arrestohet burri që sulmoi policët, iu sekuestrua një shkop druri dhe një thikë

07/07/2024 11:32
nga:G B

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar policët derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  për shkak se e kishte sulmuar njësitin policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit i është ofruar ndihma mjekësore, por e ka refuzuar”.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit i cili e ka cilësuar veprën i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.