Euro2024

Holandë – Angli, Spanjë – Francë/ Orari i dy super ndeshjeve të fazës gjysmëfinale në ‘Euro 2024’

07/06/2024 23:20
nga:Mergim Rreci

Holanda, Anglia, Spanja dhe Franca janë skuadrat gjysmëfinaliste të ‘Euro 2024’.

‘Tulipanët’ do të përballen me ‘Tre Luanët’, kurse ‘Furia e Kuqe’ me ‘Gjelat’ francezë, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja mes Francës dhe Spanjës do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00, kurse ndeshja mes Holandës dhe Anglisë do të zhvillohet një ditë më pas, të mërkurën nga ora 21:00.