Bukayo Saka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Angli. Në barazim 1-1 u mbyllën 120 minutat, ndërkohë që te penalltitë u treguan më të saktë anglezët, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Euro 2024.
“Ylli” i Arsenalit realizoi golin që shpëtoi Anglinë 10 minuta përpara fundit të kohës së rregullt, i pari për të në Gjermani 2024. Teksa realizoi saktë edhe penalltinë e tij.
“Ishte magjike dhe e veçantë kjo që ndodhi sot. Pasi e dimë të gjithë se çfarë ndodhi herën e fundit që patëm penallti në Europian”, theksoi Saka.
Duke iu referuar humbjes së finales së Euro 2020 ndaj Italisë falë penalltive. Ku lojtari i Gunners ishte një ndër ata që dështoi të shënonte përballë Gigio Donnarummës.
Tim Bradley Reveals The 1 Man That Can Beat Terence Crawford, And It’s Not Canelo Alvarez Or Teofimo Lopez
“Unë besoj në Zot, gjithmonë kam besuar se do e merrja veten pas një gabimi të tillë. Sot pata mundësinë time, e shfrytëzova dhe jam i lumtur”.