Lajme

Shefi në largim i NATO-s shpreson se Ukraina mund t’i bashkohet Aleancës brenda 10 viteve

07/06/2024 18:37
nga:Sh R

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës brenda dekadës së ardhshme.

“Unë shpresoj shumë që Ukraina do të jetë një aleat”, tha ai në lidhje me zgjerimin e mundshëm të NATO-s brenda 10 viteve të ardhshme, duke nënvizuar punën e tij për ta arritur këtë gjatë mandatit të tij.

Sekretari i përgjithshëm në largim po fliste përpara një samiti të liderëve të NATO-s në Uashington, ku aleanca festoi 75 vjetorin e saj dhe vendosi të shpallë mbështetje të re për Ukrainën.

Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të furnizojnë Ukrainën me më shumë ndihmë ushtarake për të mposhtur pushtimin rus.

“Sa më e fortë të jetë mbështetja jonë, aq më shpejt mund të përfundojë kjo luftë”, tha ai.