Mesfushori i Francës, Aurelien Tchouameni, deklaroi pas fitores ndaj Portugalisë në çerekfinalet e EURO 2024 që erdhi vetëm pas penalltive, që Mike Maignan është një portier i jashtëzakonshëm.
Duke folur për mediet, francezi theksoi se Maignan është një nga portierët më të mirë në botë dhe se Milan sipas tij është me fat që e ka në ekip.
“Nuk na intereson nëse ky kalim në gjysmëfinale është i merituar apo jo. Ne duam të shijojmë fitoren ndaj Portugalisë. Mike Maignan është një portier i jashtëzakonshëm. Ai është një nga më të mirët në botë, Milan-i është shumë me fat që e ka. Ne jemi shumë të mirë në mbrojtje, por kur kalohet edhe mbrojtja nga sulmuesit e kundërshtarëve, atëherë jemi me fat që kemi një portier që bën diferencën”-deklaroi Tchouameni.