Lajme

Haradinaj: Beteja e Loxhës shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri

07/06/2024 14:16
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim armikut i dha përgjigjen e merituar.

Haradinaj ka thënë se Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri.

“Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë: