Lajme

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës është Faton Hajrizi

07/06/2024 11:03
nga:Y I

I arratisuri nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është Faton Hajrizi.

Hajrizi, rreth dy muaj më parë kishte dhënë intervistë për mediet kosovare, ku kishte folur gjerë e gjatë për të bëmat e tij rreth ikjeve nga burgjet, ndërsa kishte folur edhe për një të tillë nga Bonsteel-i.

Për arratisjen e tij ka njoftuar edhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku në njoftimin e tyre u bë e ditur se janë suspenduar dy persona, oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A./Express/

Arratiset një i burgosur nga burgu i Smrekonicës