Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer për fitoren në zgjedhjet, duke i dëshiruar të gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit.
Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu e ka shpërndarë postimin e Kurtit në rrjetin social X duke shtuar se Kurti dhe Starmer janë takuar në nëntor të vitit 2022. Ai po ashtu publikoi fotografinë e tyre.
Kryeziu tha se Kurti i ka shprehur mirënjohjen për Partinë Laburiste për rolin e tyre në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Kryeministri Kurti u takua me kryeministrin tanimë të Britanisë së Madhe Starmer në nëntor të vitit 2022. Ndër të tjera, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për @UKLabour rolin historik të tij në luftën tonë për liri dhe pavarësi”, shkroi Kryeziu.
Prime Minister Kurti met with now UK Prime Minister Starmer back in November 2022. Among other things, PM Kurti expressed his gratitude for @UKLabour‘s historic role in our fight for freedom and independence. https://t.co/u8NHBFY4rP pic.twitter.com/WiWxG4TRBl
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) July 5, 2024