Lajme

Raci: Nuk ka nevojë as për frymë të re as për kushte të reja, Kosova i ka përmbushur obligimet për heqjen e masave!

07/06/2024 10:53
nga:N K

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të krijojë një frymë të re për heqjen e masave nga Bashkimi Evropian. 

Në lidhje me këtë deklaratë ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci.

Ai tha se Kosova i ka përmbushur obligimet nga marrëveshja e Bratisllavës për deskalim të situatës në veri, që ka qenë kusht i vetëm i vendosur nga ana e Bashkimit Evropian.

“Kosova i ka përmbushur obligimet nga ‘Marrëveshja e Bratisllavës’ për deeskalim të situatës në veri që ka qenë kusht i vetëm i vendosur nga ana e Bashkimit Evropian për të hequr ato masa. Kosova i ka plotësuar krejt kushtet, tash është vetëm të Bashkimi Evropian me vendos, nuk ka nevojë as për frymë të re as për kushte të reja sepse ne i kemi përmbushë në marrëveshjen e Bratisllavës për deskalim të situatës në veri”, deklaroi analisti Gazmir Raci për ‘GazetaBlic’.

Ambasadori Rohde në deklaratën e dhënë tha se shteti i tij e përkrahë heqjen e masave qoftë edhe në mënyrë graduale dhe se për këtë po punojnë.

“Ne po punojmë në largimin e masave. Pozita e Gjermanisë është shumë e qartë. Masat duhet të largohen, së paku gradualisht. Por në BE, 27 vende duhet të arrijnë pajtimin. Dhe ky është proces që po vazhdon për momentin. Ne përkrahim largimin, dhe së dyti Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një frymë ku këto masa mund të largohen”, ka thënë Rohde në Tëvë 1.

/GazetaBlic/