Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përmes një video të ndarë në rrjetin social Facebook ka theksuar se Kosova, për herë të parë në historinë e pasluftës, e siguron bukën e motmotit.
Peci ka thënë se një angazhim i tillë është falë përkrahjes së Qeverisë, punës së zellshme të fermerëve dhe begatisë prej zotit.
“Jam rrugës për në Novolan të Vushtrrisë, aty ku zyrtarisht po nisim fushatën për korrje-shirjeve për këtë vit. Në vizitën e 287-të prej që jam ministër, të dhënat nga terreni tregojnë që fatbardhësisht për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës, ne sigurojmë bukën e motmotit. Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së Qeverisë, punës së zellshme të fermerëve dhe begatisë prej zotit. Kjo është edhe një indikacion/tregues i qartë që me angazhim të sinqertë dhe punë meritore nuk ka objektivë që nuk arrihet. Zoti e bekoftë bukën e Koosvës, zoti e bekoftë popullin e Kosovës” tha Peci në videon e shpërndarë raporton “Gazeta Blic”
Video e plotë: