Lajme

Lituania dhe Polonia thirrje për mbrojtje ndërkombëtare në kufirin lindor të NATO-s

07/05/2024 07:39
nga:Y I

Ministrat e mbrojtjes të Lituanisë dhe Polonisë kanë bërë thirrje për “ndërkombëtarizimin” e mbrojtjes së kufirit lindor të BE-së dhe NATO-s, ndërsa vizituan murin kufitar me Bjellorusinë pranë Vilnius.

Nga ana e tij, ministri polak premtoi ta ngrejë këtë çështje në samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Uashington.

Sipas tij, mbrojtja e kufijve të jashtëm me Rusinë dhe aleatët e saj mbetet një detyrë kyçe.

“Shteti i Polonisë, së bashku me aleatët, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur edhe më mirë kufirin lindor të BE-së dhe NATO-s”, tha ai.