Gazetari Viktor Buzhala në emisionin Politiko të Kanal 10, tha se partia AAK tash e 24 vite ka pasur thuajse të njejtën përqindje të zgjedhjeve.
Tutje, ai përmendi edhe ndryshimin e bërë së fundi nga kjo parti, të përcjellur me një kritikë.
“Aleanca e ka të njejtin lider prej themelimit të saj e deri më sot, të njejtën ideologji nuk ka ndryshuar diçka. Është ndryshu shpia por nuk është ndryshuar i zoti i shpisë domethënë nuk ka ndonjë ndryshim esencial, dhe unë nuk pres që Aleanca ka me lëviz shumë as andej e as këndej por ka me qenë stabil. Elektorati i Aleancës është i koncetruar në baza lokale, është në Deçan, Gjakovë, Rahovec e Pejë”, tha Buzhala.