Lajme

Hormonet dhe rritja e qelizave kanceroze| Onkologia tregon ndikimin e peshës në shfaqjen e kancerit

07/07/2024 14:36
nga:N K

Sëmundja e kancerit dhe menaxhimi i trupit të njeriut gjatë kësaj periudhe kanë një lidhëshmëri dhe ndikim mes vete.

Lidhur me këtë, në një pronocim për GazetaBlic, u deklarua onkologia Sonja Blakaj, e cila tha se më shumë se 13-të lloje të kancerit kanë lidhëshmëri me peshën dhe menaxhimin e trupit të njeriut.

“Më shumë se 13 lloje të kancerit janë të shoqëruar me menaxhimin dhe peshën e trupit të njeriut. Janë disa lloje të kancerit si kanceri i gjirit pas menopazës, kanceri i organeve te tretjes, kanceri i organeve gjenitale, kanceri i veshkeve, kanceri i gjëndrës tiroide dhe meningeoma e trurit”, deklaroi ajo.

Sipas Blakajt, pesha dhe menaxhimi i trupit të njeriut është e lidhur me lloje të ndryshme të kancerit, duke marrë parasysh që shton se pesha e tepërt është vet sëmundje.

 “Pesha e tepërt e trupit, posaçërisht ajo që është prezente shumë  vite është e lidhur me shumë lloje të kancerit. Në Amerikë më shumë se 648000 pacientë me peshë (meqenëse edhe pesha e tepërt është sëmundje) janë edhe me kancer për çdo vjet. Më shumë se 210000 meshkuj dhe 470000 femra”, tha ajo.

Po ashtu, onkologia theksoi se llojet më të shpeshta që shoqërohen me menaxhimin dhe peshën e njeriut janë kanceri i gjirit pas menopauzës tek femrat dhe kanceri kollorectal tek meshkujt.

“Kanceri i gjirit pas menopauzës tek femra dhe kanceri kollorectal tek meshkuj jane llojet e kancerit që më së shpeshti shoqërohen me peshë dhe menaxhim të saj”, u shpreh ajo.

Po kam ofruar dorëheqje" - Shefja e Radioterapisë në Onkologji, Sonja Blakaj e konfirmon për Gazetën Demos se ka ofruar dorëheqjen – GazetaDemos

Blakaj thotë se sasia e madhe e yndyrës lëshon sinjale që mund të ndikojnë në hormonet e rritjes, i cili nxit rritjen e qelizave dhe si rezultat shfaqet sëmundja e kancerit.

“Sinjalet e qelizave të yndyrës që i lirojnë prekin hormonet e rritjes. Sasia e madhe e yndyrës mund të shkaktojë rritjen e nivelit të hormonit të rritjes i cili shkakton rritjen enorme të qelizave dhe aty mund të fillojnë ndryshimet edhe në genomin e qelizës, që si rezultat mund të ketë lajmërimin e qelizave që ikin nga kontrolli i organizmit dhe lajmërohet kanceri”, tha ajo.

Për në fund, onkologia Blakaj thotë se mosha e re është më e rrezikuar sepse kanë metabolizëm të përshpejtuar.

“Nëse ulet pesha e trupit për 5-10%, ulet në masë të madhe edhe risku nga kanceri. Këto ndryshime lidhur me trupin e njeriut, posaçërisht janë të rrezikshëm në moshë të re kur edhe vet metabolizmi është i përshpejtuar, prandaj kujdesi me peshë është shumë i rëndësishëm për të eliminuar rrezikshmërinë nga kanceri”, përfundoi onkologia Sonja Blakaj./Gazeta Blic/