Lajme

Ngritet flamuri te shtatorja e Bill Clinton në nder të pavarësisë së ShBA-së

07/04/2024 11:30
nga:Y I

Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ngritur flamurin te shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Prishtinë.

Kjo për faktin se shënohet 248-vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me ceremoni siç dinë ta bëjnë ky tog i FSK-së, u ngrit flamuri i Amerikë.

Ndër të tjera, shoqata “Miqtë e Amerikës”, mbajtën aktivitete të ndryshme në nder të shënimit të 4 korrikut.