Sot në pikën kufitare në Vermicë janë kapur sasi të djathërave të padeklaruar dhe të fshehura në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë, njofton Dogana e Kosovës.
Kontrolli ka nisur pasi vozitësi u shpreh se nuk ka asgjë për të deklaruar.
“Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotesuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, njofton Dogana e Kosovës.