UEFA ka njoftuar se Anthony Taylor do të arbitrojë ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë të premten në orën 18:00.
Gary Beswick dhe Adam Nunn do të jenë asistentët e tij. Ivan Kruzliak do të jetë gjyqtari i katërt, ndërsa Stuart Attwell do të jetë në krye të VAR-it.
Ndeshja mes Gjermanisë dhe Spanjës ka zgjuar interesim të madh andaj do jetë përgjegjësi për gjyqtarin anglez.
Kujtojmë se ky duel luhet në kuadër të çerekfinales së Euro2024.
/GazetaBlic Sport